30.6 C
Tirana
E enjte, 13 Gusht, 2026

Shtetësia Greke: Si mund ta fitoni atë

Shkruani kërkesën për rinovim përmes email-it në A.K.A. të Përfituesve

E drejta për të fituar shtetësinë greke rregullohet në Greqi nga Kodi i Shtetësisë Greke, i cili u miratua me ligjin 3284/2004, dhe u ndryshua në mënyrë drastike me ndryshimin e bërë nga ligji 3838/2010, si dhe ligji më i ri 4735/2020. Kodi i Shtetësisë Greke përcakton kushtet dhe procedurën për marrjen dhe mënyrat e dhënies së shtetësisë.
Në Greqi, ligji i shtetësisë përcakton se shtetësia greke fitohet sipas parimit të ligjit të gjakut (jus sanguine). Çdo person fiton shtetësinë në momentin e lindjes, zakonisht atë të njërit prej prindërve të tij. Nën kushte të caktuara, shtetësia mund të fitohet gjithashtu sipas parimit të ligjit të territorit (jus soli).
Për marrjen e vendimeve për fitimin, humbjen, rinovimin ose kontestimin të shtetësisë greke, përgjegjës janë Ministri i Brendshëm dhe Koordinatori i Administratës të Dekoncentruar. Konkretisht, Ministri i Brendshëm është përgjegjës për çështjet e shtetësisë, ndërsa fitimi ose jo i shtetësisë greke vendoset nga Koordinatori i Administratës të Dekoncentruar. Fitimi i shtetësisë greke bëhet nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:
  • Automatikisht, me lindjen
  • Me deklaratë dhe kërkesë, për shkak të lindjes ose shkollimit në Greqi
  • Me njohje
  • Me adopton
  • Me regjistrim në forcat e armatosura
  • Me naturalizim
  • Me naturalizim nderi

Kushtet për një të huaj që ka lindur në Greqi dhe ka studiuar në një shkollë greke

Sipas dispozitave në fuqi, jepet e drejta për të paraqitur kërkesë për fitimin e shtetësisë greke për fëmijët e mitur të huaj që kanë lindur në Greqi dhe studiojnë në shkolla greke. Për këtë qëllim, gjatë paraqitjes së kërkesës – deklaratës për fitimin e shtetësisë greke nga prindërit, duhet të përmbushen kumulativisht kushtet e mëposhtme:
• Mituria e fëmijës.
• Regjistrimi i fëmijës në klasën e parë të shkollës fillore dhe vazhdimi i studimeve në shkollë greke. Vini re se në rast të ndërprerjes së studimeve, prindërit nuk mund të paraqesin kërkesën përkatëse.
• Qëndrimi ligjor i të dy prindërve me një titull të përhershëm që është në fuqi.
• Qëndrim ligjor i vazhdueshëm prej 5 vitesh nga të paktën një prej prindërve në Greqi, para lindjes së fëmijës, ose, nëse kjo nuk është e mundur,
a) njëri prej prindërve ka qenë ligjor edhe për një ditë para lindjes së fëmijës
b) gjatë paraqitjes së kërkesës – deklaratës duhet të ketë kaluar një periudhë 10-vjeçare qëndrimi ligjor në Greqi.
• Leje qëndrimi ligjore e llojit:
a) për qëndruesit e gjatë,
b) të dytës gjenerate,
c) e pakufizuar ose 10-vjeçare,
d) dokumenti i certifikatës së qëndrimit të përhershëm të qytetarëve të Bashkimit Evropian,
e) karta e qëndrimit të përhershëm e anëtarit të familjes së një greku ose qytetarit të Bashkimit Evropian,
g) kartë identiteti speciale për etnikët grekë, e shoqëruar me leje qëndrimi të vlefshme të tipit të vetëm (ΑΔΕΤ) ose titull tjetër të qëndrimit ligjor për etnikët grekë nga të paktën njëri prej prindërve.
f) titulli i qëndrimit për refugjatë politikë të njohur ose statusi i mbrojtjes së përkohshme.

Kushtet për një të huaj që ka studiuar në një shkollë greke

Legjislatori nuk mund të linte pa rregulluar mundësinë e fitimit të shtetësisë greke për një të huaj që jeton në vend ligjërisht me një titull përfundimtar qëndrimi dhe ka studiuar në një shkollë greke.
Duhet të përmendim se, sipas Urdhrit Nr. 37/2017 të Ministrisë së Brendshme, përfshihet në arsimin e dytë dhe frekuentimi i klasave të njësive shkollore të arsimit të parë dhe/ose të arsimit të dytë të sistemit zyrtar arsimor nën juridiksionin të Ministrisë së Arsimit, Kërkimit dhe Feve, po ashtu dhe në klasat e shkollave të praktikes së OAE, nën juridiksionin të Ministrisë së Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Solidaritetit Shoqëror. Për të mundur një të huaj të kërkojë shtetësinë, duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:
• Duhet të jetë një i mitur që ka përfunduar me sukses, ose arsimin e kërkuar nga Kushtetuta 9-vjeçar në shkollat e arsimit të parë dhe të dytë, ose arsimin e dytë 6-vjeçar.
• Duhet të jetë një i rritur që nuk ka mbushur 21 vjeç dhe ka përfunduar me sukses, kur ishte i mitur, ose ndjekjen e 9 klasave të arsimit të parë dhe të dytë ose arsimin e dytë 6-vjeçar.
• Duhet të jetë një i rritur që ka përfunduar pas datës 09/07/2015 ndjekjen e suksesshme të 9 klasave të arsimit të parë dhe të dytë ose arsimin e dytë 6-vjeçar, pa pasur mbushur 23 vjeç. Në këtë rast, kërkesa – deklarata përkatëse duhet të paraqitet brenda një periudhe të caktuar 3 vjeçare nga përfundimi i arsimit të kërkuar.