18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaSportFitore për titullin/ Liverpool merr “finalen” e Premier, City dorëzohet 2-0

Fitore për titullin/ Liverpool merr “finalen” e Premier, City dorëzohet 2-0

Shpërnda

Liverpul nuk ndalet në Premier Ligë, ndërsa vetëm matematika nuk e lejon të festojë. Por vetëm diçka e jashtëzakonshme mund t’I heqë nga duart trofeun skuadrës së drejtuar nga Arne Slot.

“Reds” kaluan  pengesën e fundit në këtë sezon, duke prishur edhe një mallkim që zgjaste prej nëntë vitesh, duke mundur në “Etihad Stadium” 2-0 Manchester City.

E cilësuar si një finale, Liverpul e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë.

Vetëm 14 minuta lojë dhe Mohamed Salah ndali topin në rrjetë, pas një skeme në zhvillimin e goditjes së këndit.

Tjetër gol për sezonin rekord të sulmuesit egjiptian, kandidat kryesor për “Këpucën e Artë” me 25 realizime.

Me Haland të dëmtuar jashtë dhe pa pika referimi në sulm, të besuarit e Guardiola e kishin të vështirë të rrezikonin rivalët.

Krejt i ndryshëm diskutimi për “të kuqtë”, që në mintën e 37-të dhanë edhe goditjen e KO.

Slobozlai dyfishoi shifrat dhe vendosi fatin e ndeshjes përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, sistemi VAR anuloi golin e tretë për Liverpul, por kjo nuk e prishi festën e “The Reds” që thellojnë në 11 pikë diferencën në krye të renditjes, megjithëse kanë një ndeshje më shumë se rivalët.

Por ky është vetëm një detaj, pasi duket e pamundur që ndonjë skuadër tjetër t’i rrëmbejë titullin kampion.

/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

The Best Cities You Can Find in Italy to Satisfy the Love for Fruits

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Television is in Steep Decline Compared to Social Network Marketing

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Capturing the Majestic Power and Beauty of Nature’s Elements

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Easy Food Survey: Pizza Voted As One of the Most Satisfying Meals Ever

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...