18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaNgjarjet aktualeVdekja e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në...

Vdekja e 3 vjeçarit në Shkodër/ E motra 7 vjeçare mbetet në gjendje kritike, në spital edhe nëna shtatzënë

Shpërnda

Vajza 7 vjeçare, e motra e 3 vjeçarit Omer Hasmegaj që ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin e Shkodrës, vazhdon të jetë në gjendje kritike në QSUT. Në spital vijon edhe e ëma që është shtatzënë.

Katër ditë më parë, fëmija i çiftit Hasmegaj mbërriti në spitalin e Shkodrës me simptoma të rënda me kollë dhe të vjella. Me të njëjtat simptoma u paraqit edhe e motra 7-vjeçare e viktimës.

Në një njoftim zyrtar, policia e Shkodrës tha se dy fëmijët janë dërguar në spital me simptoma të dyshuara nga virozat e stinës dhe pasi kanë marrë mjekimin, janë larguar në banesë. Një ditë më pas, gjendja e tyre u përkeqësua sërish. Babai Samed Hasmegaj i ka dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari humbi jetën ndërsa 7-vjeçarja është dërguar në QSUT.

Burime nga spitali pohuan për ABC News se motër e vëlla janë helmuar pasi kanë konsumuar një preparat të dëmshëm, megjithëse priten rezultatet e të gjitha analizave toksikologjike për të konfirmuar shkakun e vërtetë.

/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

A Mosaic of Music, Dance, and Art Celebrating Diversity

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Fashion Finder: Biggest Shows, Parties and Celebrity for New Years

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

“Fokus te reformat, jo te zhurmat”/ Romina Kuko: Sjellja e opozitës, në dëm të demokracisë

Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko thotë se opozita kërkon ta kthejë vendin pas, duke iu referuar dhunës në Kuvend,...

Engaging the Community through Interactive Art Installations

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...