18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaSportFutbollisti “boksier”/ Plas grushti në ndeshjen e luajtur në Uruguaj

Futbollisti “boksier”/ Plas grushti në ndeshjen e luajtur në Uruguaj

Shpërnda

Shpesh stadiumet janë kthyer në arena dhune. Këtë herë nuk ishin tifozët ata që shkaktuan skandalin, por pikërisht një futbollist.

Fjala është për uruguajanin Mario Gonzalez, që pati një reagim brutal pas një konflikti që ndodh rëndom në fushë.

Ishte një finale e Kupës Litorale në Uruguaj, mes Paisandu Interior dhe Soriano Kapital.

Fillimisht, Gonzalez shkaktoi një ndërhyrje të gabuar ndaj një kundërshtari duke e goditur pa dashje në kokë, ndërsa më pas reagoi pasi u rrethua nga lojtarët kundërshtarë.

Gjithsesi, kulmi arriti kur njëri nga futbollistët rivalë, Enzo Eçeveste, e kapi nga qafa dhe e tërhoqi, gjesti që Gonzalez iu përgjigj me një grusht.

 

Lojtari tjetër u rrëzua përtokë, edhe nga forca e grushtit, por edhe ngaqë nuk e priste.

Për Eçevesten pati shqetësim të madh, ndërsa I dëmtuari I pari nuk pati më vëmendje.

Megjithatë, vetë Eçeveste deklaroi më vonë se nuk kishte asnjë problem dhe se mendonte për ndeshjen e radhës.

Siç kuptohet, Mario Gonzalez u përjashtua dhe pritet të marrë një dënim të rëndë, ndoshta përjashtim nga futbolli për këtë sezon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

The Best Cities You Can Find in Italy to Satisfy the Love for Fruits

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Now Is the Time to Think About Your Small-Business Success

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Television is in Steep Decline Compared to Social Network Marketing

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Ministri Igli Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe Transformimin Shoqëror në Ballkanin...