18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaSportFitore për titullin/ Liverpool merr “finalen” e Premier, City dorëzohet 2-0

Fitore për titullin/ Liverpool merr “finalen” e Premier, City dorëzohet 2-0

Shpërnda

Liverpul nuk ndalet në Premier Ligë, ndërsa vetëm matematika nuk e lejon të festojë. Por vetëm diçka e jashtëzakonshme mund t’I heqë nga duart trofeun skuadrës së drejtuar nga Arne Slot.

“Reds” kaluan  pengesën e fundit në këtë sezon, duke prishur edhe një mallkim që zgjaste prej nëntë vitesh, duke mundur në “Etihad Stadium” 2-0 Manchester City.

E cilësuar si një finale, Liverpul e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë.

Vetëm 14 minuta lojë dhe Mohamed Salah ndali topin në rrjetë, pas një skeme në zhvillimin e goditjes së këndit.

Tjetër gol për sezonin rekord të sulmuesit egjiptian, kandidat kryesor për “Këpucën e Artë” me 25 realizime.

Me Haland të dëmtuar jashtë dhe pa pika referimi në sulm, të besuarit e Guardiola e kishin të vështirë të rrezikonin rivalët.

Krejt i ndryshëm diskutimi për “të kuqtë”, që në mintën e 37-të dhanë edhe goditjen e KO.

Slobozlai dyfishoi shifrat dhe vendosi fatin e ndeshjes përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, sistemi VAR anuloi golin e tretë për Liverpul, por kjo nuk e prishi festën e “The Reds” që thellojnë në 11 pikë diferencën në krye të renditjes, megjithëse kanë një ndeshje më shumë se rivalët.

Por ky është vetëm një detaj, pasi duket e pamundur që ndonjë skuadër tjetër t’i rrëmbejë titullin kampion.

/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

Vacation Bucket List: The Top 10 Trips You Should Take with Your Kids

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

How Can Influencers Show Glamour and Class Selling on Instagram

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Easy Food Survey: Pizza Voted As One of the Most Satisfying Meals Ever

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Djathtas 1912/ Dashamir Shehi: Ka ardhur koha të ndryshojmë kushtetutën, ja çfarë përmban programi ynë ekonomik

Dashamir Shehi, i ftuar në ‘Real Story’, foli më tepër lidhur me planin ekonomik të koalicionit të tyre. Sipas tij, programi i tyre është me...