18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaLifestyleRevoltohet politikani italian: Të ndalohet Estonia nga Eurovizioni, kënga fyen qytetarët tanë

Revoltohet politikani italian: Të ndalohet Estonia nga Eurovizioni, kënga fyen qytetarët tanë

Shpërnda

Nënkryetari i Senatit italian, Gian Marco Centinaio, ka bërë thirrje që Estonisë t’i ndalohet pjesëmarrja në Eurovision, duke thënë se kënga është plot me klishe që fyejnë italianët.

“Kushdo që fyen Italinë duhet të ndalohet nga Eurovizioni”, shkroi Centinaio i Partisë së Ekstremit të Djathtë Lega në një postim në Instagram.

Reperi estonez Tommy Cash (33-vjeç) fitoi një konkurs muzikor në Estoni javën e kaluar me këngën e tij “Espresso Macchiato”, që do të thotë se ai do të përfaqësojë vendin e tij në Eurovizionin e ardhshëm.

Kënga përmban vargjet “Më pëlqen të fluturoj në një avion privat, me 24 bileta” dhe “Punoj ditë e natë, prandaj djersitem si mafioz”, të cilat këndohen në një përzierje të fjalëve angleze, italiane dhe të sajuara.

Sipas politikanit italian, kënga flet për dikë që u pasurua duke pirë kafe dhe këndohet në italisht.

“Ai duhet të vijë në Itali për të parë se sa njerëz të mirë punojnë përpara se të lejojë veten të shkruajë këngë të tilla budallaqe plot klishe,” tha ai.

Shoqata italiane për mbrojtjen e konsumatorëve Kodacons tha gjithashtu se do të ankohej zyrtarisht tek Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili drejton Festivalin e Këngës në Eurovizion, duke thënë se kënga paraqet një imazh të shtrembëruar dhe fyes të Italisë.

/abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

Celebrity Make-up Artist Gary Meyers Shows you His Beauty Tricks

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Vacation Bucket List: The Top 10 Trips You Should Take with Your Kids

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

The Best Pork Kebabs With Grilled Plums and Couscous is Found in Poland

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Borxhi publik, niveli më i ulët në 16 vjet/ Ministria e Financave: Vitin e kaluar zbriti në 54.7 përqind

Borxhi publik ka vijuar një trajektore të fortë rënëse  gjatë 2024. Statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se  gjatë vitit 2024 borxhi është...