18.8 C
Tirana
E hënë, 12 Tetor, 2026
BallinaNgjarjet aktualeRyanair feston verën e dytë në Tiranë/ Mbi 3 milionë pasagjerë në...

Ryanair feston verën e dytë në Tiranë/ Mbi 3 milionë pasagjerë në vit, 23 destinacione, 2 të reja

Shpërnda

Mbi 3 milion pasagjerë premton Ryanair për vitin 2025, në prag të nisjes së sezonit të dytë veror në Tiranë. Kompania ajrore nr. 1 në Evropë shprehet e përkushtuar të operojë në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës me mbi 320 fluturime në javë drejt 23 destinacioneve tërheqëse. Kompania prezantoi edhe dy linja të reja drejt Lamezia dhe Varshavës-Chopin.

Programi i larmishëm i Ryanair për verën e 2025 garanton zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, lidhje me tarifa të ulëta për qytetarët shqiptarë drejt dhe nga Tirana.

“Jemi shumë të lumtur që po rrisim lidhjet ajrore me Tiranën. Si pjesë e planit tonë, së bashku me ekipin e aeroportit dhe qeverinë, duam ta bëjmë Tiranën destinacionin numër një turistik në Evropë. Po punojmë me të gjithë për ta arritur këtë qëllim dhe mendojmë se mund të rrisim numrin e pasagjerëve nga 3 milionë sot në 5 milionë deri në vitin 2030, si dhe të hapim një bazë, që do të thotë se avionët tanë do të nisin dhe përfundojnë ditën e tyre këtu në Tiranë.” tha Shefi i Operacioneve Tregtare i Ryanair, Jason McGuinness

Puna e vazhdueshme për zgjerimin e aeroportit ndrëkombëtar të Tiranës që do të rrisë ndjeshëm kapacitetin, përbën një mundësi të madhe për Shqipërinë.

“Që prej fillimit të operacioneve të tyre në nëntor ’23, RyanAir ka mundësuar fluturimet e rreth 3 milionë pasagjerëve nga dhe drejt Shqipërisë, duke dhënë një kontribut të madh në rritjen tonë të qëndrueshme gjatë 2 viteve të fundit. Gjithashtu, Ryanair ka ndikuar në qasjen tonë të operimit, duke ndihmuar skuadrën për të realizuar procedura më produktive dhe të bashkërenduara. Prezenca e tyre do sjellë rezultate edhe më pozitive në vitet në vijim, veçanërisht me rrjetin e tyre të gjerë që rrit numrin e destinacioneve direkte nga TIA.’’

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vazhdon të mbetet një destinacion konkurrues përsa i përket tarifave operacionale. Deri tani RyanAir ka mbështetur hapjen e mbi 2,200 vendeve pune në Shqipëri. Ndërsa me rastin e prezantimit të programit veror, Ryanair ka shpallur një promocion 3-ditor, me bileta që fillojnë nga vetëm 19.99 euro, të disponueshme për udhëtarët./abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHIKO MË SHUMË

spot_img

Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar për...

Ministri Igli Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe Transformimin Shoqëror në Ballkanin...

The Biggest Hollywood Celebrities Visit the Jungles of Thailand

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

Redefining the Future with Game-Changing Breakthrough

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...

The Best Cities You Can Find in Italy to Satisfy the Love for Fruits

In the dynamic world of business and entrepreneurship, success is not just about having a great idea or a solid business plan. It requires...